FC Ferizaj ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Ali Kazim Nakhid, i cili i bashkohet skuadrës nga Al-Ittifaq FC.

Klubi ferizajas njoftoi se marrëveshja me futbollistin tashmë është arritur, ndërsa ai do të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, shkruan Indeksonline

Nakhid sjell përvojë edhe në arenën ndërkombëtare, pasi është pjesë e Përfaqësueses së Trinidad dhe Tobagos.

Me këtë afrim, FC Ferizaj vazhdon përforcimin e skuadrës në synimin për një sezon sa më të suksesshëm në garat e Ligës së Parë./Indeksonline/