**Arrestime në Kosovë: Sekuestrohen drogë, para dhe celularë**
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi iu gjetën lëndë narkotike, para të gatshme dhe një celular. Njëri prej të dyshuarve është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Ngjarja nisi kur Policia ndaloi një automjet ku udhëtonin tre persona të dyshuar. Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave, iu gjetën dhe iu konfiskuan 0.78 gramë kokainë dhe 119.54 gramë marihuanë.
Më pas, gjatë kontrollit të shtëpisë së njërit prej të dyshuarve, u gjetën edhe dy peshore digjitale, një celular dhe 195 euro para të gatshme.
Të tre personat u arrestuan. Pas intervistimit, njëri prej tyre u dërgua në qendrën e mbajtjes, ndërsa dy të tjerët u liruan në procedurë të rregullt.
/Indeksonline/
