Meriton Korenica ka lënë gjurmë në fitoren e CFR Clujit ndaj Sepsi Sfantu Gheorghe, me rezultat 3-1, në kuadër të Kupës së Rumanisë.

Mesfushori kosovar realizoi një gol të bukur në minutën e 86-të, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e skuadrës së tij në rundin tjetër të garës.

Korenica vazhdon të jetë një nga futbollistët e rëndësishëm të skuadrës rumune./Indeksonline/