Barcelona e ka mbyllur merkaton e verës sa i përket transferimeve dhe nuk pritet të ketë më afrime në ditët e fundit.

Gabriel Jesus, i prezantuar zyrtarisht të martën, ishte përforcimi i fundit i katalanasve në këtë afat kalimtar, shkruan Indeksonline.

Barcelona kishte shqyrtuar mundësinë e transferimit të një mbrojtësi qendror, me Alessandro Bastonin e Interit që ishte një prej objektivave kryesorë. Megjithatë, trajneri Hansi Flick nuk ishte bindur për këtë lëvizje dhe së bashku me drejtorin sportiv Deco kanë vendosur që çështja të shtyhet për janar.

Pas largimit të Ronald Araujos drejt Liverpoolit, klubi kishte rikthyer në diskutim nevojën për një qendërmbrojtës, por kërkesa financiare për Rud Nijstad të Twentes ishte shumë e lartë.

Kështu, Barcelona ka vendosur të presë dhe të monitorojë situatën gjatë sezonit. Nëse mbrojtja paraqitet problematike, katalanasit pritet të rikthehen në treg në afatin kalimtar të janarit.

Në këtë merkato, Barcelona ka shpenzuar rreth 162 milionë euro për katër përforcime: Gordon, Adeyemi, Gabriel Jesus dhe Rodri.

Tashmë, dera mbetet e hapur vetëm për largime të mundshme nga skuadra. /IndeksOnline/