Skuadra e Zurichut ka pësuar humbje 2:4 ndaj Young Boys, në ndeshjen e javës së gjashtë në Superligën e Zvicrës.

Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi futbollisti shqiptar, Lindrit Kamberi, shkruan Indeksonline

Kamberi shënoi gol në minutën e 86’të për shifrat 2:4.

Futbollisti shqiptar shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë.

Ky ishte goli i dytë për mbrojtësin në pesë ndeshjet e para të sezonit të ri./Indeksonline./