Mesfushori i Napolit, Scott McTominay, do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër pas zbulimit të një aritmie beninje. Për shkak të ndërhyrjes, ai pritet të mungojë në ndeshjet e radhës deri pas pushimit ndërkombëtar.
McTominay ka thënë se ndihet mirë dhe se është i bindur që do të rikthehet shpejt në fushë, shkruan Indeksonline.
“Nuk është diçka që mund ta kontrolloj. Jam i sigurt se shokët e mi do të japin gjithçka”, deklaroi skocezi për mediat italiane.
Ai gjithashtu foli për objektivat e Napolit, duke theksuar se skuadra synon të bëjë mirë në Champions League.
“Duam të avancojmë në Champions League”, përfundoi McTominay. /IndeksOnline/
