OKB-ja ngre alarmin: Po afron një El Nino i fuqishëm
Bota ka hyrë në një “zonë rreziku nga moti ekstrem” ndërsa ndikimet e El Nino-s fillojnë të ndihen në shkallë globale, paralajmëroi kreu i OKB-së, António Guterres.
Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi këtë fenomen, duke treguar se ai mund të jetë më i fuqishmi në më shumë se 70 vjet dhe të zgjasë të paktën deri në shkurt 2027.
El Nino ndryshon modelet e motit në mbarë botën, duke shkaktuar thatësira në disa rajone, ndërsa të tjera përjetojnë tajfunë dhe përmbytje më të forta.
Parashikuesit e motit theksojnë gjithashtu se El Niño do të rrisë temperaturat në disa vende, duke përkeqësuar nxehtësinë globale që vjen nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu.
“El Nino po intensifikohet para syve tanë. Shkenca nuk lë vend për dyshim: planeti është në ujëra të paeksploruara dhe ato ujëra po ngrohen,” deklaroi Guterres.
