**Aktorja e Disney-t ndërron jetë në moshën 33-vjeçare**
Ylli i Disney-t, Carla Jeffery, e njohur kryesisht për rolin e saj në serinë e filmave “Zombies”, ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare.
Lajmi i trishtë u konfirmua nga agjencia e saj e menaxhimit përmes një postimi në Instagram.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të dashurës sonë Carla Jeffery, e cila ndërroi jetë më 1 shtator 2026 në moshën vetëm 33 vjeç,” shkruan Carla Alexander, drejtuese e agjencisë “Alexanders Talent Management”.
Alexander shtoi se Jeffery u bë pjesë e agjencisë së tyre kur ishte vetëm 12 vjeç. “Për më shumë se 20 vjet, kemi pasur privilegjin ta shohim të rritet në një grua të bukur, energjike dhe jashtëzakonisht të talentuar, gjithmonë të gëzuar dhe të qeshur,” shprehet ajo. Alexander theksoi se Jeffery ishte “më shumë se një kliente – ajo ishte familje”.
Shkaku i vdekjes së aktores nuk është bërë ende i ditur.
