Akuzat për “53 milionë eurot”: Pal Lekaj deklarohet i pafajshëm dhe refuzon të shtojë detaje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është zhvilluar seanca e radhës lidhur me procesin gjyqësor të njohur si “rasti i 53 milionë eurove”.

Në këtë proces, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përballet me akuza për një pagesë shtesë prej 53 milionë eurosh, të dyshuar si të paligjshme, për kompaninë “Bechtel-Enka”, e cila ishte kontraktore në projektin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Gjatë seancës së sotme, Lekaj rikonfirmoi pafajësinë e tij përballë akuzave që rëndojnë ndaj tij.

“Nuk kam asgjë për të shtuar,” tha Lekaj para trupit gjykues, duke qëndruar fort në deklarimin e tij të pafajësisë.

Procesi gjyqësor për këtë çështje vazhdon me shqyrtimin e pretendimeve të Prokurorisë dhe provave të paraqitura në gjykatë.