Maqedonia e Veriut ka dërguar një helikopter për të ndihmuar Kosovën në shuarjen e zjarreve masive, duke shënuar kështu ndërhyrjen e saj të parë ajrore jashtë kufijve shtetërorë për një emergjencë natyrore.
Ky operacion vjen pas një kërkese zyrtare të bërë nga autoritetet e Republikës së Kosovës, për mbështetje në luftën kundër vatrave të shumta të zjarrit.
Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) në Maqedoninë e Veriut ka deklaruar se menjëherë pas marrjes së kërkesës, është realizuar një koordinim i drejtpërdrejtë mes institucioneve kompetente për aktivizimin e kapaciteteve emergjente.
