Aksion në Zubin-Potok: Nis rrënimi i objekteve pa leje në Rezallë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka nisur një aksion në fshatin Rezallë të Zubin-Potokut, ku po rrënohen disa objekte të ndërtuara pa leje. Bëhet fjalë kryesisht për shtëpi-pushimi.

Zhvillimin e këtij aksioni e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Ai ka deklaruar se “Policia, përkatësisht njësitë relevante, janë duke asistuar në një aksion të inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit”.

Aksioni është ende në vazhdim, ndërsa priten detaje të tjera lidhur me numrin e objekteve që do të rrënohen dhe arsyetimin e plotë të këtij vendimi.