Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar dorëzimin sot të një aktakuze për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharëve, në Prekaz të Skenderajt.

Detajet mbi këtë aktakuzë do të bëhen publike gjatë një konference për media që do të mbahet sot. Sipas njoftimit të PSRK-së, në konferencë pritet të zbulohen hollësi të tjera lidhur me përmbajtjen e aktakuzës.

Në njoftimin paraprak, Prokuroria Speciale nuk ka ofruar detaje shtesë, veçanërisht lidhur me personat e përfshirë në aktakuzë.