Kendall Jenner, ylli i modës, ka tërhequr gjithë vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia mbrëmjen e kaluar, teksa shkëlqeu në premierën e filmit “Wild Horse Nine” me një paraqitje spektakolare.
Modelja 30-vjeçare zgjodhi të rikthehej në kohë me një fustan ikonik të viteve ’90, duke lënë mënjanë veshjet më moderne gjatë shfaqjes së saj në tapetin e kuq.
Kendall theksoi format e saj trupore prej modeles me një krijim të Giorgio Armani-t nga koleksioni i vitit 1995. Ajo ndaloi gjithashtu për t’u dhënë autografe fansave që e prisnin në festival.
Modelja, e cila është ambasadore e markës Armani Beauty në këtë festival, e kompletoi paraqitjen e saj elegante me bizhuteri diamanti nga Briony Raymond.
Ashtu si shumë modele të tjera, Kendall përfitoi maksimalisht nga prania e saj në Venecia, pavarësisht se nuk luan asnjë rol në filmin e Martin McDonagh. Në tapetin e kuq, ajo u shoqërua edhe nga modelja Stella Maxwell, e cila zgjodhi një fustan të zi prej dantelle, mjaft të hapur.
Filmi “Wild Horse Nine” ka në rolet kryesore Parker Posey, John Malkovich, Sam Rockwell dhe Steve Buscemi. Ai shënon rikthimin e Martin McDonagh në regji, për herë të parë që nga filmi i tij i vlerësuar i vitit 2022, “The Banshees of Inisherin”, i cili mori disa nominime për çmimet Oscar.
Ngjarjet e filmit zhvillohen në vitin 1973, pak para grushtit të shtetit në Kili, dhe ndjekin dy agjentë të CIA-s, Chris dhe Lee, të cilët dërgohen nga Santiago drejt Ishullit të Pashkëve nga shefi i tyre, MJ.
Mes statujave ikonike të ishullit, ndërsa dy partnerët prej kohësh përballen me të kaluarën e tyre të errët dhe me intrigat e së tashmes, lidhja e re e Chris me dy studentë rebelë kërcënon ta çojë misionin e tyre në këtë parajsë të largët në një drejtim të papritur.
Filmi do të konkurrojë për çmimin prestigjioz “Luani i Artë”, ndërsa në kinematë pritet të shfaqet më 6 nëntor.
Ndërkohë, Kendall pritet të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të Armani-t gjatë ditëve në vijim, por me shumë gjasa nuk do të shoqërohet nga partneri i saj i ri, Jacob Elordi.
Aktori Jacob Elordi mori pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia vitin e kaluar për të promovuar filmin e tij “Frankenstein”, por nuk pritet të jetë i pranishëm në edicionin e këtij viti.
Jacob ka shijuar një periudhë pushimi pas një viti të ngarkuar me angazhime kinematografike në ekranin e madh, që përfshiu rolin e tij të nominuar për Oscar në “Frankenstein” si dhe filmin e shumëpritur “Wuthering Heights”.
Gjatë kohës së lirë, aktori ka kaluar kohë me Kendall në Londër, Hollywood dhe Australi.
Çifti e zyrtarizoi lidhjen e tyre në prill, kur u fotografuan duke u puthur me pasion në festën pas shfaqjes së Justin Bieber në Coachella. Thuhet se ata u njohën nëpërmjet motrës së vogël të Kendall, Kylie Jenner.
