Dy kandidatë për dy pozita të lira të prokurorëve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit po intervistohen sot nga Komisioni për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit.

Komisioni ka njoftuar se vetëm dy kandidatë kanë aplikuar për dy pozitat e shpallura nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, për avancim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kandidatët janë:
* Veton Shabani, aktualisht prokuror në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Ferizaj;
* Ersan Qavolli, prokuror në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Intervistimi i kandidatëve do të zhvillohet sot, më 7 shtator 2026, gjatë sesionit të pasdites.

Komisioni ka ftuar palët e interesuara për monitorimin e procesit, ndërsa Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.

Përbërja e Komisionit për Transferimin dhe Avancimin është si vijon: Zejnullah Gashi (kryesues), Elza Bajrami-Kastrati dhe Visar Krasniqi (anëtarë), si dhe Arlinda Muqa, Milot Krasniqi e Bahri Hyseni (anëtarë rezervë).

Burimi: BetimipëDrejtësi