Osmani: Në dhjetor dhe janar, Kurti nuk hezitonte të më mbështeste për Presidente; më pas, gjithçka ndryshoi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e ftuar në emisionin “Pressing” të T7, ku ka folur për marrëdhëniet dhe mbështetjen politike.

Gjatë intervistës, Presidentja Osmani deklaroi se në dhjetor dhe janar të vitit të kaluar, Albin Kurti i kishte siguruar asaj mbështetjen e plotë të Vetëvendosjes për një kandidaturë të mundshme për një mandat të dytë si presidente.

Mirëpo, sipas Osmanit, më pas situata kishte ndryshuar plotësisht, dhe Kurti nuk e kishte mbështetur më atë për këtë qëllim.

“Në dhjetor dhe janar, Kurti më ka thënë se e kam mbështetjen e tij, dhe më pas gjithçka ka ndryshuar. Në asnjë moment nuk ka pasur hezitim për kandidaturën time,” ka theksuar ajo.