Një takim i veçantë dhe krejtësisht i rastësishëm ka bashkuar dy pilotë struganë, Ardit Selën dhe Ariton Ismailin, në aeroportin e Vjenës.

Të dy pilotët, që ndajnë të njëjtin profesion dhe pasionin për aviacionin, janë takuar rastësisht në aeroport, larg vendlindjes së tyre.

Një takim i bukur mes dy struganëve në një nga aeroportet më të mëdha të Evropës, duke dëshmuar edhe një herë se bashkëqytetarët tanë gjenden kudo në botë dhe në profesione të ndryshme.