Indeksonline pati publikuar vjedhjen e arkës në një xhami të Lipjanit. Pas këtij publikimi, Policia ka kryer profesionalisht aksionin duke arrestuar dy hajnat e involvuar në këtë rast.

“Me datën 05.09.2026, Njësiti i Hetimeve i stacuonit policor në Ferizaj, në asistencë të Njësitit të Hetimeve të Stacionit Policor në Lipjan, ka realizuar një kontroll në një lokacion në qytetin e Ferizajt.

Si rezultat i veprimeve hetimore, janë arrestuar dy persona, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme, përfshirë objekte me rëndësi të veçantë – Xhami, në territorin e Komunës së Lipjanit.

Gjatë verifikimit të të dyshuarve, është konstatuar se A.M (39 vjeç dhe B.K (31 vjeç) dyshohet se janë të përfshirë edhe në rastin e “Vjedhjes së rëndë” të raportuar më 05.09.2026 në Xhaminë e fshatit Nikadin, në Komunën e Ferizajt.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë dorëzuar për procedura të mëtejme te Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Lipjan” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/