Kelly Osbourne ka zbuluar se e ka provuar për herë të parë kokainën me një nga miqtë e famshëm të babait të saj, Ozzy Osbourne.
41-vjeçarja kujtoi rritjen në hotelin e famshëm Sunset Marquis, ku thotë se provoi gjëra të reja si adoleshente, transmeton Indeksonline.
Nëna e saj, Sharon, tha në dokumentarin e ri “If These Walls Could Rock” se familja Osbourne qëndronte në hotel çdo verë ndërsa Ozzy ishte në turne amerikane, përpara se të zhvendoseshin përgjithmonë në Los Angeles.
“E piva pijen time të parë në këtë hotel. E pata puthjen time të parë këtu”, tha Kelly.
“Këtu e mora për herë të parë kokainën. Ma dha një mik i babait tim nga një grup shumë, shumë, shumë i famshëm. Nuk më lejohej kurrë t’u tregoja prindërve të mi sepse do ta vrisnin.”
