Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar fuqishëm kundër propozimit të Listës Serbe për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Gërvalla e cilësoi këtë propozim si “skandaloz dhe të papranueshëm”. Ajo gjithashtu ngriti pikëpyetje lidhur me mënyrën e përfaqësimit të komunitetit serb në Kosovë.
Në deklaratën e saj, Gërvalla theksoi: “Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor.”
Ky reagim vjen në një kohë kur përbërja e re e Kuvendit është në proces diskutimesh për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe përfaqësimin e komuniteteve joshumicë.
