Interi pësoi një tjetër disfatë në Champions League, këtë herë duke u mposhtur 2-1 nga Real Madridi në “Santiago Bernabéu”. Edhe pse një humbje ndaj gjigantit spanjoll mund të konsiderohet e pranueshme, zhgënjimi i madh lidhet me gabimet individuale të lojtarëve të Cristian Chivus që i kushtuan me dy gola, përkundër se me lojë “Zikaltërit” meritonin diçka më shumë.
Problemi kryesor qëndron te vazhdimësia negative në Europë: Interi ka pësuar netët e fundit plot 6 humbje në 7 ndeshjet e fundit në Champions League, shkruan Indeksonline.
Rënia është me të vërtetë drastike po të krahasohet me edicionin e kaluar, ku Interi e nisi fazën e ligës me 4 fitore rresht (ndaj Ajax, Slavia Pragës, Union Saint-Gilloise dhe Kairat). Më pas nisën luhatjet me humbje ndaj Atlético Madridit, Liverpoolit e Arsenalit, ndërsa pas një fitoreje shpresëdhënëse në Dortmund pasuan dy disfatat e befasishme ndaj Bodø/Glimt.
Kjo ecuri negative bën një kontrast të madh me epokën e Simone Inzaghit në krye të pankinës, ku në 44 ndeshje të Champions League si trajner i Interit pësoi vetëm 9 humbje. /IndeksOnline/
