Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar, lidhur me një rast të veprës penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Sipas njoftimit të Policisë, incidenti dyshohet të ketë ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 20:00, në qendrën tregtare “The Village Shopping & Fun” në Ferizaj.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, Policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, i cili besohet të jetë i përfshirë në këtë rast.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse posedojnë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, të kontaktojnë menjëherë përmes:
* Numrit emergjent 192
* Stacionit më të afërt policor
* Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për zbardhjen e rastit dhe garantimin e sigurisë publike.