Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim personit B.Z., i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Vendimi u mor nga gjyqtari i procedurës paraprake, Armend Lokaj, pas shqyrtimit të kërkesës së bërë nga Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Paraburgimi për B.Z. është caktuar për periudhën nga data 6 shtator deri më 6 tetor 2026. Sipas vendimit të gjykatës, i dyshuari do të qëndrojë në paraburgim në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor.

Kjo masë u caktua në bazë të dispozitave për paraburgimin, të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.