Talenti i Arsenalit, Max Dowman ka marrë vëmendjen në javën e fundit.
Pasi shënoi gol ndaj Evertonit, duke u bërë golashenuesi më i ri në Premierligë, 16-vjeçari mbrëmë debutoi edhe në Champions, shkruan IndeksOnline.
Dowman luajti disa minuta në fitoren 1-0 ndaj Sporting Lisbonës, në ndeshjen e parë çerekfinale.
Ai bëhet lojtari më i ri ndonjëherë që ka luajtur një ndeshje nokaut në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Arsenalit, Mikael Arteta duket se ka besim të plotë te mesfushor anglez, i cili duket se do të ketë një të ardhme të ndrtitur./IndeksOnline/
