**Audi prezanton Nuvolari-n: Supermakina rrugore më e fuqishme e historisë, me çmim deri në 600 mijë euro**

Audi ka zbuluar Nuvolari-n, makinën e saj rrugore më të fuqishme dhe më të shpejtë të prodhuar ndonjëherë. Kjo supermakinë hibride “plug-in” zhvillon 987 kuaj fuqi dhe është një homazh për legjendën italiane të motorsportit, Tazio Nuvolari.

Prezantimi i automjetit u mbajt në Mantova, aty ku Nuvolari i ri u ekspozua përkrah Auto Union Type D, makinës me të cilën piloti italian fitoi Çmimin e Madh të Italisë në vitin 1938.

Zhvillimi i këtij modeli ambicioz u realizua në vetëm 405 ditë dhe ai përdor një karroceri tërësisht prej fibrash karboni.

Me një motor V8 biturbo 4.0 litra, i kombinuar me tre motorë elektrikë, makina arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.6 sekonda, ndërsa shpejtësia e saj maksimale tejkalon 350 km/h.

Audi ka njoftuar se do të prodhojë vetëm 499 ekzemplarë të Nuvolarit, me një çmim që pritet të variojë nga 500,000 deri në 600,000 euro.