**Nagavci: Vetëvendosje voton kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, por jo Vlora Çitakun**
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, deklaroi se partia e saj nuk do ta votojë Vlora Çitakun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për postin e nënkryetares.
Nagavci theksoi: “Lëvizja Vetëvendosje do të votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar, siç edhe i takon, por nuk mund ta votojmë zonjën Çitaku.”
Ajo kujtoi se PDK-ja kishte votuar pro kandidatit për nënkryetar të propozuar nga Vetëvendosje, Ardian Gola. Gjithashtu, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) votoi pro Golës dhe Çitakut.
E pyetur se kush do të ishte i pranueshëm nga PDK-ja për Vetëvendosjen, Nagavci u shpreh: “Kjo mbetet për t’u parë, vota e deputetëve do ta tregojë.”
Ajo shtoi se deputetët e Vetëvendosjes votojnë “me vullnetin e tyre të lirë”.
