Capital T befason fansin e huaj në Nju-Jork: Këndon këngën e tij pa e ditur se autori ishte pranë!

Artisti i njohur Capital T ka publikuar së fundmi një video nga Nju-Jorku, e cila ka tërhequr vëmendjen e gjerë. Në këtë video shfaqet një moment i veçantë dhe befasues, ku ai i bashkohet papritur një fansi të huaj, i cili po këndonte me pasion këngën e tij të famshme “Habibi”, pa e ditur se artisti vetë ndodhej pranë tij.

Takimi krejt rastësor ndodhi në një lokal në qytetin amerikan. Capital T vuri re personin i cili po e këndonte këngën e tij fjalë për fjalë, duke treguar se i dinte të gjitha vargjet përmendësh.

Artisti iu bashkua fansit në këndim dhe pas disa çastesh vendosi t’i zbulojë identitetin e tij. Momentet e befasimit dhe habisë në sytë e fansit, kur kuptoi se personi pranë tij ishte autori origjinal i këngës, ishin tejet mbresëlënëse dhe epike, duke shkaktuar një reagim të fortë në rrjetet sociale.