Garuesi unë i muaythait, Sayed Mosawi, është shpallur kampion bote për senior në Kampionatin Botëror (IFMA) që po mbahet në Deçan dhe po organizohet nga Federata e Muaythait të Kosovës.
Për Mosawin, kjo është një arritje e veçantë edhe për faktin se ai tashmë mbron ngjyrat e Republikës së Kosovës.

Me prejardhje nga Afganistani dhe i rritur e me jetë sportive në Suedi, Mosaëi tashmë është shtetas i Kosovës dhe garon për ekipin tonë të muaythait në arenën ndërkombëtare.
Medalje, por të bronzta fituan edhe Domenik Nrecaj, Arjan Hajdari dhe Elton Shyti.
