Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi ajrore nga Marshi për Liri, i cili u mbajt dje në Prishtinë. Në këtë marshim, mijëra qytetarë mbushën sheshet e kryeqytetit në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë.

Krahas imazhit që pasqyron pjesëmarrjen masive, Hoxhaj u ka drejtuar një mesazh të shkurtër dhe emocional pjesëmarrësve.

“Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që dje marshuan me UÇK-në në zemër!”, shkroi Hoxhaj.