Rreth 140 persona rezultojnë ende të zhdukur pasi një anije pasagjerësh me 243 persona në bord humbi kontaktin në Detin Java të Indonezisë.
Deri tani, 103 persona janë evakuuar, ndërsa një prej tyre ka humbur jetën.
Anija “Virgo Transport 8” ishte nisur të shtunën nga Surabaya drejt Banjarmasinit, ndërsa kontakti me të u humb herët të dielën, në kushte të këqija atmosferike.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur operacionin me anije dhe një helikopter, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me tragetin, raporton Reuters.
