**Të shtëna me armë zjarri në dyert e një shtëpie në Livoç të Ulët, arrestohet një person**

Një person është arrestuar mbrëmë, rreth orës 19:40, në Livoç të Ulët të Gjilanit, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyerve të shtëpisë së një personi tjetër.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga njësitë policore në banesën e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e kalibrit 7.62 mm, një karikator, 93 fishekë dhe dy gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.