Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku sot pritet të vazhdojë seanca konstituive.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00, me pikën e katërt në rend dite: zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Vazhdimi i saj vjen pas ndërprerjes së mëparshme, ndërsa deputetët pritet të votojnë për plotësimin e pozicioneve të nënkryetarëve.