Seanca e sotme e Kuvendit, e caktuar të nisë në orën 10:00, ende nuk ka filluar. Zgjedhja e nënkryetarëve është pika e vetme e mbetur në rend dite për konstituimin e plotë të Kuvendit. Ndërkohë, në sallën e Kuvendit ka mbërritur lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga deputetët Vjosa Osmani dhe Paris Guri. Duhet theksuar se seanca konstituive vazhdon të bojkotohet nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilët kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.