Jose Mourinho është shfaqur i nervozuar pas barazimit të fundit të Benfikës.

Tekniku portugez ka pranuar se skuadra që e drejton nuk ka gjasa për titullin e kampionit, ku është nëntë pikë prapa Portos, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund të kampionatit, shkruan IndeksOnline.

”Special One” ka thënë se ka disa futbollistë të Benfikës të cilët nuk do t’i shohë më në fushë.

“Nuk kemi më asnjë shans për të fituar ligën. Ka lojtarë të caktuar që nuk dua t’i shoh më në fushë. Nuk dua që të luajnë më, por janë asete klubesh, kanë vlerë tregu”, ka deklaruar Mourinho./IndeksOnline/