Pas pjesëmarrjes në Marshin për Çlirimtarët, Mozzik ka reaguar lidhur me komentet që ka marrë në rrjetet sociale.

Reperi ka bërë të ditur se, pasi është kthyer nga marshi, ka parë reagime të shumta ndaj tij.

Sipas Mozzikut, krahas komenteve mbështetëse, në disa prej tyre janë përmendur dhe ofenduar nëna, gruaja, vajza, familja dhe të afërmit e tij.

Kjo duket se e ka revoltuar reperin, i cili ka reaguar ashpër ndaj personave që, sipas tij, janë kundër luftës së UÇK-së.

“Zoti i marrtë juve që jeni kundër luftës së UÇK-së!”, ka shkruar Mozzik.

Ai ka rikujtuar rëndësinë që për të kanë lufta dhe sakrifica e familjeve shqiptare, duke e lidhur reagimin e tij edhe me 16 shtatorin, të cilin e cilëson si datë me rëndësi historike.

Screenshot