Justin Bieber ka shënuar përvjetorin me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Këngëtari ka publikuar disa fotografi ku ai dhe Hailey shihen duke luajtur bilardo dhe duke kaluar kohë së bashku, ndërsa në përshkrim ka shkruar një dedikim romantik, shkruan Indeksonline.

“8 years until infinity ❤️ NEW BEGINNINGS ♾️
I love you baby. Happy Anniversary.”

Me këtë mesazh, Bieber ka shprehur dashurinë për Hailey-n dhe ka festuar tetë vite nga fillimi i lidhjes së tyre, duke e shoqëruar postimin me simbolin e pafundësisë.

Fotot e çiftit janë pritur me reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë uruar Justin dhe Hailey për përvjetorin./Indeksonline/