Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, ka zbuluar se klubi turk ka zhvilluar kontakte me dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror për postin e trajnerit: Antonio Conten dhe Pep Guardiolën.
Në lidhje me Conten, Dogan bëri të ditur se negociatat nuk avancuan për shkak të kërkesave të larta financiare të trajnerit italian, shkruan Indeksonline
“Kemi biseduar me Antonio Conten për të marrë drejtimin e skuadrës. Ai kërkoi 25 milionë euro, ndaj bisedimet nuk avancuan më tej”, deklaroi Dogan.
Presidenti i Trabzonsporit foli gjithashtu për kontaktet me Pep Guardiolën. Sipas tij, në këtë rast nuk u diskutua për një shifër financiare, ndërsa trajneri spanjoll la të hapur mundësinë e një bashkëpunimi në të ardhmen.
“Kemi biseduar gjithashtu me Pep Guardiolën. Nuk diskutuam për para. Ai na tha: ‘Ndoshta mund të flasim verën e ardhshme. I kam premtuar familjes sime se nuk do të punoj këtë sezon’”, u shpreh Dogan./Indeksonline/
