Ismail Tasholli, krijuesi i platformës “Liria ka Emër”, ka folur për organizimin dhe mobilizimin e mërgatës në prag të seancës në Hagë.
Tasholli ka theksuar se janë angazhuar mbi 200 vullnetarë për organizimin e tubimit, ndërsa ka vlerësuar pjesëmarrjen e madhe të shqiptarëve që kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të Europës për të qenë pranë Kosovës.
Ai ka përcjellë mesazhin se ish-pjesëtarët e UÇK-së nuk janë vetëm dhe se mërgata, së bashku me Kosovën, po i pret në këtë natë të rëndësishme.
“Kemi mbi 200 vullnetarë që i kemi thirrur për t’u organizuar. Sot është nata e pritjes, një mesazh që mërgata ka qenë pranë Kosovës edhe në momente të dhimbshme.
Përcjellim një mesazh që ata nuk janë vetëm, mërgata bashkë me Kosovën i pret me nostalgji edhe për shkak të distancës, janë me qindra që kanë ardhur nga të gjitha vendet e Europës. Sot është ditë pune dhe kanë marrë 3-4 ditë leje, i kanë kaluar këto pengesa sepse janë pranë Kosovës.
Janë duke ardhur njerëz plot nga vendet e tjera, që nga mëngjesi do vendosim një monitor ku, bashkë me mërgatën, do e përcjellim live seancën.” /abcnews.al /
