**Enver Hoxhaj para Gjykatës së Hagës: “Betejës së fundit për liri sot i vjen fundi!”**
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka publikuar sot në mëngjes një fotografi përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, pak para se të hynte për të ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
“Betejës së fundit për liri sot i vjen fundi!”, ka shkruar Hoxhaj në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Facebook.
Shpallja publike e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) parashikohet të bëhet sot, më 16 shtator, në orën 10:00, pas një procesi gjyqësor që ka nisur në prill të vitit 2023.
Hoxhaj ndodhet në Hagë për të përcjellë këtë moment nga afër. Përveç familjarëve të liderëve të UÇK-së që janë në sallë, i pranishëm është edhe Enver Hoxhaj, mik i ngushtë dhe bashkëpunëtor shumëvjeçar i ish-krerëve të UÇK-së.
