Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ndodhet në Hagë, ka deklaruar sot se presin një vendim lirues për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai theksoi se pritshmëria është e qartë, duke u shprehur: “Ne presim vetëm një vendim, aktgjykim lirues.”
