Gjykatësi Smith: Aktgjykimi fokusohet te veprimet e të akuzuarve, jo te legjitimiteti i UÇK-së
Gjykatësi Charles Smith, në hapje të seancës ku po shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ka theksuar se kjo çështje gjyqësore nuk lidhet me legjitimitetin e UÇK-së apo me qëllimet e saj për pavarësimin e Kosovës.
Ai theksoi se procesi gjyqësor përqendrohet ekskluzivisht te veprimet dhe sjellja e secilit prej të akuzuarve. Sipas tij, çështja trajton vetëm faktet dhe rrethanat që lidhen me akuzat specifike kundër tyre. Gjykatësi sqaroi më tej se ky gjyq nuk vlerëson përgjegjësitë mes palëve ndërluftuese, as krimet e kryera nga forcat serbe dhe paramilitarët kundër shqiptarëve të Kosovës, dhe asnjë pretendim për vetëmbrojtje.
