Lajme
**Gjykata Speciale: UÇK-ja kishte si objektiv Pavarësinë e Kosovës**
Kryegjykatësi Charles Smith ka deklaruar se trupi gjykues ka konstatuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) kishte si objektiv kryesor Pavarësinë e Kosovës.
Ai theksoi se synimet e katër të akuzuarve, si dhe të udhëheqjes së UÇK-së në përgjithësi, ishin që Kosova të bëhej shtet i pavarur.
Në fjalën e tij, Smith citohet të ketë thënë: “Trupi gjykues konstatoi se të katër të akuzuarit dhe personat e tjerë në udhëheqjen e UÇK-së, kishin dy objektiva: Pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik dhe institucional mbi atë që shpresonin se do të ishte një Kosovë e Pavarur.”
