Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një grup i qytetarëve janë mbledhur dhe kanë marshuar drejt zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në Fushë Kosovë, para objektit të EULEX-it janë parë forca të shtuara të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të angazhuara për ruajtjen e rendit dhe sigurisë pranë misionit ndërkombëtar.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me aktgjykimin e sotëm, ndërsa situata ka eskaluar pasi qytetarët kanë hedhur gjësende të ndryshme drejt zyrave të EULEX-it.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet.