**Shtyhet Sërish Data e Lirimit të Diddy-t, Pas Problemeve në Burg**

Data e lirimit të reperit amerikan Sean “Diddy” Combs nga burgu ka pësuar një tjetër ndryshim, duke u shtyrë sërish. Sipas raportimeve të TMZ, data e tij e daljes nga burgu është modifikuar disa herë në muajt e fundit.

Byroja Federale e Burgjeve e SHBA-së ka njoftuar së fundmi se Combs është planifikuar të lirohet më 6 shkurt 2028. Kjo datë e re vjen pas disa ndryshimeve të vazhdueshme; vetëm muajin e kaluar, data e lirimit të tij ishte listuar si 2 mars 2028, ndërsa më herët ishin përmendur edhe 21 janari, 5 dhe 20 shkurti i të njëjtit vit.

Shtyrtja e datës së lirimit lidhet me një sërë problemesh që Combs ka pasur gjatë vuajtjes së dënimit në burgun federal Fort Dix në New Jersey. Si pasojë e këtyre incidenteve, ai u transferua së fundmi në burgun Allenwood në Pensilvani, sipas raportimeve të TMZ.

Kujtojmë se Combs u shpall fajtor për dy akuza për transportimin e personave përtej kufijve të shteteve amerikane me qëllim prostitucioni, në kundërshtim me të ashtuquajturin Akti Mann. Për këto vepra penale, ai u dënua me 50 muaj burgim, ose katër vjet e dy muaj.