Gazetari i njohur shqiptar, Agim Muhaxheri ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UCK-së.
Sipas tij, Gjykata e Apelit do t’i nxjerr të pafajshëm.
“Njejtë si Thaçi e të tjerët ishte i akuzuar edhe gjenerali kroat Ante Gotovina. Gotovinën Tribunali i Hagës për ish- Jugosllavi e pati dënuar me 24 vjet burg. Ndërkaq, Gjykata e Apelit e liroi”, ka shkruar Muhaxheri.

Postimi i plotë:
Lajmi i (pa)pritur
Dënimet drakoniane në “emër të popullit” nga Specialja e Hagës
Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Kadri Veseli 18, Rexhep Selimi – 13 vjet burg.
Bie akuza – krimet kundër njerëzimit.
Gjykata e Apelit do t’i nxjerr të pafajshëm…
—-
Gjysmë ore para mesditës, Gjykata Speciale në Hagë shqiptoi aktgjykimin dënues ndaj krerëve të UÇK-së, sot (16 shtator 2026).
Katërshja e UÇK-së dënohet me gjithsej 81 vjet burg…
Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Kadri Veseli 18, ndërsa Rexhep Selimi – 13 vjet burg.
“Pacientët” e ZPS-së mbahen brenda grilave tash 6 vjet.
Kryetari i trupit gjykues, amerikani Charles Smith tërhoqi vërejtjen se aktgjykimi shpallet “në emër të popullit të Kosovës”.
Me të dëgjuar lajmin e (pa)pritur qytetarët e tubuar para dyerve të Speciales ngritën zërat me shprehjen drejtuar gjykatësve:
Turp ju qoftë!
Këta janë heronjtë tanë… Ju i dënuat, populli i Kosovës nuk i dënon!
Gjyqi i fajësoi të akuzuarit për ndalim, arrestim të paligjshëm ndaj 358 personave…, 303 të torturuar, për vrasje…
Ndërkaq, i shfajësoi për krimet kundër njerëzimit…
Filmi me ‘dëshmitë’ serbe, ato të pasardhësve të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit – mbaroi sot.
Kundër këtij akgjykimi mbrojtësit dhe klientët e tyre kanë paralajmëruar ankesën në Gjykatën e Apelit..
Njejtë si Thaçi e të tjerët ishte i akuzuar edhe gjenerali kroat Ante Gotovina.
Gotovinën Tribunali i Hagës për ish- Jugosllavi e pati dënuar me 24 vjet burg. Ndërkaq, Gjykata e Apelit e liroi.
