Protestuesit gjuajnë me mjete të forta, thyejnë xhamat e Qeverisë

Gjatë një proteste të mbajtur sot para objektit të Qeverisë, qytetarë të pranishëm kanë gjuajtur me mjete të forta në drejtim të saj, duke shkaktuar thyerjen e xhamave, raporton Ekonomia Online.

Kjo protestë masive vjen menjëherë pas shpalljes së vendimeve dënuese nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në vendimin e saj, Gjykata Speciale ka dënuar:
* Hashim Thaçin me 25 vjet burgim
* Jakup Krasniqin me 25 vjet burgim
* Kadri Veselin me 18 vjet burgim
* Rexhep Selimin me 13 vjet burgim