Këngëtarja Fifi ka publikuar dy fotografi ku shihet me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e shoqëruar postimin me një mesazh të fortë.

“UNË JAM UÇK! Smundet kerkush me e njollos AS Historine E AS LUFTEN QE KA BO UÇK per LIRINE E KOSOVES dhe popullit te vet”, ka shkruar Fifi në postimin e saj.

Me këtë reagim, artistja ka shprehur mbështetjen e saj për UÇK-në dhe ka theksuar rëndësinë që, sipas saj, ka ruajtja e historisë dhe e luftës për çlirimin e Kosovës./Indeksonline/