Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare Vesa Luma.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luma ka bërë thirrje për bashkim mes shqiptarëve, shkruan Indeksonline.

“Meqë, si shqiptarë, po shihet që jemi komplet vetëm… a mos është koha e duhur t’i bashkojmë forcat herë e përgjithmonë?!”, ka shkruar ajo.

Reagimi i këngëtares vjen pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë./Indeksonline/