Kombëtarja e Francës, grumbullim i blinduar: Zidan ndalon “paradën” e lojtarëve dhe aksesin e medias
Kombëtarja e Francës pritet të nisë grumbullimin e radhës me një qasje krejtësisht të re dhe më të kufizuar ndaj medias.
Kjo qasje e re do të zbatohet që të hënën, ku, sipas raportimeve të *RMC Sport*, gazetarët nuk do të lejohen të jenë të pranishëm në qendrën stërvitore “Clairefontaine” gjatë mbërritjes së lojtarëve. Vendimi, i cili mban firmën e Zinedine Zidane dhe shtabit të tij teknik, synon të kufizojë ekspozimin mediatik të skuadrës në ditët e para të grumbullimit.
Qëllimi kryesor është t’i japë ekipit më shumë privatësi dhe kontroll mbi zhvillimet fillestare rreth skuadrës, duke shmangur vëmendjen e tepërt publike. Në vend të skenave tradicionale ku futbollistët shfaqen para kamerave dhe gazetarëve, mbërritja dhe ditët e para të grumbullimit do të zhvillohen në një atmosferë më të qetë dhe private.
Thuhet se Zinedine Zidane dhe bashkëpunëtorët e tij dëshirojnë që ditët e para të grumbullimit të jenë sa më të qeta, duke shmangur vëmendjen e tepërt të kamerave dhe presioneve mediatike rreth lojtarëve.
