Kylian Mbappe ka folur me vlerësim për talentin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal, duke e cilësuar atë si një futbollist me potencial të madh për të ardhmen.
“Lamine është një lojtar shumë i talentuar. Kam ndjesinë se do të ketë një karrierë të madhe. I uroj gjithë të mirat”, është shprehur Mbappe.
Sulmuesi francez është ndalur gjithashtu te gara për Topin e Artë, duke theksuar se këtë vit e konsideron një moment të mirë për të fituar çmimin prestigjioz individual.
“Në opinionin tim, është një vit i mirë për ta fituar. Aseti im më i madh janë paraqitjet e mia. Pavarësisht se çfarë them unë, gjëja më e rëndësishme për mua është që Topi i Artë të rikthehet te Real Madridi”, ka deklaruar Mbappe, sipas AS.
“Duhet të rikthehet në Bernabeu, te tifozët e Madridit, për t’u sjellë sërish gëzim. Ata e meritojnë më shumë se kushdo”, ka shtuar ylli francez.
/Indeksonline/
