Estetistja Nora Goga zbulon: Pse Brikena Selmani mban flokët e lëshuara? “Mund të ketë komplekse”
Estetistja Nora Goga ka komentuar pamjen dhe ndërhyrjet estetike të personazheve të njohura nga formate televizive si “Big Brother”, duke përmendur konkretisht Brikena Selmanin. Ajo shpjegoi se si Brikena mund të jetë duke mbuluar shenja të ndërhyrjeve estetike ose pasiguri personale me anë të flokëve.
“Shenjat nuk janë më si dikur, ose varen nga lloji i operacionit. Disa operacione që janë bërë më herët, si ‘lifting’-u facial, linin shenja sidomos rreth veshit, por ndërhyrjet e fundit, që kanë dalë më të avancuara, nuk vihen re aspak,” u shpreh Goga.
Ajo shtoi se mënyra se si Brikena i mban flokët mund të lidhet edhe me pasiguri personale: “Por besoj gjithashtu se ndoshta ka edhe një kompleks lidhur me veshët, prandaj mund t’i mbajë flokët të lëshuara vazhdimisht.”
Në fund, estetistja dha një mesazh të qartë për pranimin e vetvetes dhe komplekset fizike: “Secili prej nesh ka ndoshta një papërsosmëri në trupin tonë, por nuk është diçka që duhet patjetër ta fshehim.”
